Na ndiqni

Dr. Paola Qefa

Infermiere-Mami & Estetike Mjekësore

Dr. Paola Qefa ka përfunduar studimet e ciklit të plotë Bachelor në degën Infermieri-Mami pranë Universitetit Fan S. Noli në Korçë, duke u diplomuar në vitin 2019. Licencën profesionale si infermiere e ka fituar në vitin 2020.

Përkushtimi i saj ndaj zhvillimit profesional reflektohet qartë si në praktikën klinike ashtu edhe në ndjekjen e vazhdueshme të trajnimeve:

Nga viti 2019 deri në 2020, ka kryer praktikën profesionale pranë Maternitetit Koço Gliozheni, ku ka fituar përvojë të vyer praktike në kujdesin ndaj nënave dhe të porsalindurve.

Në vitin 2018, para diplomimit ka kryer një kurs njëvjeçar për Kontabilitet.

Në vitin 2024, ajo ka ndjekur trajnimin e specializuar me titull “Manipulimet Infermierore në Specialitete”, duke forcuar më tej aftësitë e saj teknike dhe klinike.

Në vitin 2025, ajo ka zgjeruar më tej ekspertizën e saj përmes një sërë trajnimesh në fushën mjekësore dhe estetike:

  • Ka përfunduar trajnimin “Trajtimi Emergjent i Arrestit Kardiak dhe Urgjencat Mjekësore” .
  • Ka ndjekur Akademinë Dermolife, ku ka kryer trajnim teorik dhe praktik në Aplikimin e PRP-së (Plazma e Pasur me Trombocite).
  • Ka përfunduar trajnimin në Estetikën Faciale pranë Virtus Dental Center.

Dr. Paola Qefa vazhdon të përmirësojë aftësitë e saj si në infermierinë klinike ashtu edhe në estetiken mjekësore, duke vënë gjithmonë në qendër kujdesin ndaj pacientit dhe trajtimet kozmetike jo-invazive.

sqAlbanian