Implantet Dentare All-On-4 Në Shqipëri–Virtus Dental Center
Implantet dentare All-On-4 janë një zgjidhje e avancuar për pacientët që kanë humbur të gjithë dhëmbët dhe dëshirojnë një rikthim të plotë të funksionit dhe estetikës së tyre. Kjo metodë përdor vetëm katër implante për të mbështetur një hark të tërë dhëmbësh, duke shmangur nevojën për vendosjen e implanteve individuale.
Kontaktoni Virtus Dental Center për një konsultë personale dhe më shumë informacion rreth kësaj procedure!

Implantet Dentare All-On-4 Në Shqipëri – Zgjidhja Më E Mirë Për Dhëmbët Që Mungojnë
Keni humbur të gjithë dhëmbët tuaj dhe jeni në kërkim të një trajtimi të besueshëm dhe afatgjatë? Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar për turizëm dentar apo jetoni në Shqipëri, Virtus Dental Center ofron zgjidhjen e duhur per ju: implantet dentare All-On-4.
Ky trajtim implantologjik i avancuar jo vetëm që rikthen pamjen natyrale të buzëqeshjes, por përmirëson ndjeshëm edhe funksionet normale të gojës.
Duke përdorur vetëm katër implante për të mbështetur një hark të plotë dhëmbësh, All-On-4 është një alternativë më e sigurt, funksionale dhe estetike krahasuar me protezat tradicionale.
Në Virtus Dental Center, kjo procedurë realizohet nga ekspertë me përvojë, duke u mbështetur në teknologjitë më të fundit për të garantuar rezultate të sigurta dhe estetike.
Plani i trajtimit personalizohet për çdo pacient, duke ofruar rehati, efikasitet dhe një buzëqeshje të qëndrueshme dhe natyrale që zgjat gjithë jetën.
Implantet All-On-4 ofrojnë përfitime të menjëhershme funksionale dhe estetike, duke mundësuar rikthimin e plotë të funksionit të gojës me ndërhyrje minimale kirurgjikale.
Ndryshe nga metodat tradicionale, këto implante mundësojnë rivendosjen e dhëmbëve brenda një kohe të shkurtër, me një proces shërimi më të lehtë dhe më pak komplikime.
Duke zgjedhur Virtus Dental Center për trajtimin All-On-4, përfitoni kujdes të personalizuar, standarde të larta profesionale dhe rezultate që përmirësojnë ndjeshëm shëndëtin dhe jetën tuaj.
Nëse dëshironi të riktheni buzëqeshjen tuaj me implantet All-on-4, na kontaktoni sot për një konsultë të personalizuar!

Shihni çfarë kanë për të thënë pacientët tanë – Shikoni tregimet e tyre!

Çfarë thonë pacientët tanë për përvojën e tyre me ne
Transformimet e Buzëqeshjes – Para dhe Pas
Gati për një buzëqeshje të bukur?
Le të Fillojmë!
I qartë dhe konkurrues: Çmimi ynë i kujdesit dentar
Çmimet tona të kujdesit dentar

Çfarë Janë Implantet Dentare All-On-4?
Implantet dentare All-On-4 njihen si një zgjidhje e avancuar dhe afatgjatë për zëvendësimin e një harku të plotë dhëmbësh. Kjo metodë inovative përdor vetëm katër implante për të mbështetur një protezë fikse, duke eliminuar nevojën për vendosjen e implanteve individuale për çdo dhëmb – duke kursyer kohë dhe para.
Ndryshe nga trajtimet tradicionale që shpesh kërkojnë ndërhyrje shtesë si transplanti i kockave dhe periudha të gjata shërimi, implantet All-On-4 janë të dizajnuara për stabilitet të menjëhershëm dhe rikuperim më të shpejtë.
Implantet vendosen në kënde të caktuara strategjike për të rritur stabilitetin dhe për të shmangur zonat me densitet të ulët kockor, duke ofruar mbështetje të qëndrueshme për një hark të plotë dhëmbësh protetikë.
Kjo teknikë e avancuar implantologjike është zgjidhja ideale për pacientët që kanë humbur të gjithë dhëmbët dhe kërkojnë një restaurim të qëndrueshëm, funksional dhe estetik.
Implantet dentare All-On-4 ju rikthejnë funksionin natyral të dhëmbëve, lehtësinë në të folur dhe një buzëqeshje të fortë– me një rikuperim të shpejtë dhe stabilitet afatgjatë.


Përgatitja Për Procedurën E Implanteve Dentare All-On-4
Përgatitja për procedurën e implanteve dentare All-On-4 është thelbësore për një procedurë të suksesshme.
Trajtimi fillon me një konsultim fillestar, ku vlerësohet gjëndja e dhëmbëve tuaj duke përdorur mjete të avancuara diagnostikuese si skanimet 3D dhe rrezet X për të vlerësuar strukturën e nofullës dhe për të planifikuar vendosjen e saktë të implanteve tuaja.
Nëse keni probleme të tjera si sëmundje të mishrave të dhëmbëve apo infeksione orale, ato duhet të trajtohen përpara fillimit të procedurës. Ekipi ynë i specializuar do t’ju udhëzojë në çdo hap, duke theksuar rëndësinë e higjienës orale dhe shmangies së duhanit për të garantuar suksesin maksimal të trajtimit.
Përgatitja e duhur është thelbësore për suksesin e implanteve dentare All-On-4 dhe për një rikuperim të shpejtë. Virtus Dental Center, ofron mbështetje të plotë në çdo fazë të procesit, duke filluar nga vlerësimi fillestar deri te vendosja e restaurimit përfundimtar dhe kujdesi pas trajtimit.
Përfitimet E Implanteve Dentare All-On-4
Rezultate Të Përhershme
Implantet dentare All-On-4 në Shqipëri ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin tuaj oral.
Këto implante janë një zgjidhje efektive dhe e qëndrueshme për të rikthyer funksionin dhe pamjen natyrale të dhëmbëve. Ato ofrojnë qëndrueshmëri afatgjatë dhe një buzëqeshje të sigurt që zgjat gjithë jetën.
Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë pacientë po zgjedhin këtë trajtim për shkak të kombinimit të cilësisë së lartë dhe kostos së përballueshme. Tek Virtus Dental Center, ofrohet kujdes i specializuar me teknologji të avancuar, duke siguruar rezultate të personalizuara dhe jetëgjatësi të trajtimit.
Ndryshe nga protezat e zakonshme, implantet All-On-4 janë të fiksuara fort në kockën e nofullës, duke eliminuar lëvizjet e padëshiruara gjatë ngrënies ose të folurit.
Trajtim I Shpejtë
Implantet dentare All-On-4 ofrojnë një procedurë të shpejtë dhe efikase, që zakonisht mbaron brenda një dite. Kjo u mundëson pacientëve të largohen nga klinika me një buzëqeshje të re, pa pasur nevojë për ndërhyrje të shumta apo pritje të gjata.
Me ndihmën e teknologjisë dixhitale dhe planifikimit preciz të trajtimit, procesi i shërimit është më i lehtë dhe më pak i lodhshëm krahasuar me teknikat tradicionale. Kjo do të thotë më pak dhimbje, më pak pritje dhe një rikthim të shpejtë në rutinën e përditshme.
Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar për këtë lloj trajtimi, sidomos nga pacientët nga jasht që kërkojnë zgjidhje cilësore për mungesën e dhëmbëve në një kohë të shkurtër.
Shmang Procedurën E Transplantit Të Kockës
Shumë pacientë që kanë humbur dhëmbët përballen me humbjen e volumit të kockës dhe zakonisht u rekomandohet transplanti kockor përpara vendosjes së implanteve. Megjithatë, teknologjia All-On-4 është projektuar të funksionojë edhe në rastet me densitet të ulët kockor.
Për shkak të këndit specifik të vendosjes së implanteve, ato sigurojnë qëndrueshmëri të lartë pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera. Kjo e bën trajtimin All-On-4 një zgjidhje të shkëlqyer për pacientët që nuk janë të përshtatshëm për implantet tradicionale.
Pamje Dhe Ndjesi Natyrale
Me implantet dentare All-On-4, dhëmbët tuaj do të duken dhe funksionojnë njësoj si ata natyralë. Tek Virtus Dental Center, ne ofrojmë proteza të dizajnuara me porosi që përputhen me strukturën e fytyrës tuaj, duke siguruar një pamje natyrale.
Gjithashtu implantet all-on-4 do të fuksionojnë njësoj si dhëmbët natyral duke eliminuar shqetësimet që lidhen me trajtime të tjera dentare si protezat.
Përmirësimi I Shëndetit Oral Dhe Ruajtjes Së Volumit Të Nofullës
Implantet dentare All-On-4 nuk shërbejnë vetëm për të rikthyer buzëqeshjen, por edhe për të mbrojtur shëndetin afatgjatë të nofullës. Humbja e dhëmbëve e lë kockën pa stimulimin natyral që ofrojnë rrënjët, duke çuar në tkurrje dhe dobësim të saj.
Falë dizajnit të tyre inovativ, implantet All-On-4 veprojnë si rrënjë të dhëmbëve, duke stimuluar kockën dhe parandaluar degradimin e saj me kalimin e kohës. Kjo i jep nofullës qëndrueshmëri dhe funksion natyral, pa pasur nevojë për ndërhyrje shtesë.
Si rezultat, pacientët jo vetëm që do të kenë një buzëqeshje të rregullt dhe të bukur, por gjithashtu ruajnë formën natyrale të fytyrës dhe shmangin pamjen e rënë që shpesh vjen me mungesën e dhëmbëve.
A Janë Implantet All-On-4 Procedura E Duhur Për Ju?
Implantet dentare All-On-4 në Shqipëri mund të jenë trajtimi i duhur për ju nëse:
- Keni mungesë të gjithë dhëmbëve ose dhëmbë të dëmtuar rëndë.
- Kocka e nofullës tuaj nuk ka mjaftueshëm densitet për të mbështetur një numër të madh implantesh me teknikën tradicionale.
- Nuk keni ndonjë sëmundje aktive të mishrave të dhëmbëve ose infeksion. Nëse infeksioni është i pranishëm, pacienti duhet t’i nënshtrohet trajtimit para procedurës.
- Nuk keni dëshirë të mbani proteza dhe doni një zgjidhje të përhershme si implantet dentare.
- Nuk pini duhan ose jeni të gatshëm ta ndërprisni, pasi mund të ndikojë në suksesin e procedurës All-On-4.
- Shëndeti juaj është në gjendje të mirë dhe nuk vuani nga probleme mjekësore që mund të ndikojnë në procesin e shërimit.
Nëse këto kritere përshtaten me gjendjen tuaj, implantet All-On-4 në Shqipëri tek Virtus Dental Center mund të jenë trajtimi i duhur për ju! Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni sot për një konsultë me një nga implantologët tanë profesionistë.
Procedura e Implanteve Dentare All-On-4
Procedura e implanteve dentare All-On-4 është një trajtim minimalisht invaziv që synon rikthimin e një harku të plotë dhëmbësh duke përdorur vetëm katër implante dentare.
Kjo metodë e avancuar ofron një sërë përfitimesh, duke përfshirë një buzëqeshje me pamje natyrale, qëndrueshmëri afatgjatë dhe rezultate që mund të zgjasin për gjithë jetën.
Më poshtë gjeni një përmbledhje të shkurtër të hapave kryesorë të procedurës:
Konsultimi Fillestar
Procesi i trajtimit fillon me një konsultim të detajuar, duke përfshirë skanimet 3D dhe rrezet X. Këto imazhe ndihmojnë dentistin të vlerësojë strukturën e kockave dhe të përcaktojë vendosjen ideale për implantet dentare.
Nëse pacienti ka ndonjë problem paraprak lidhur me shëndetin oral, si sëmundjet e mishrave të dhëmbëve ose infeksionet, ato duhet të trajtohen fillimisht për të siguruar një bazë të fortë dhe të qëndrueshme për implantet dentare All-On-4.
Kirurgjia e vendosjes së implanteve
Pasi implantologu të përcaktojë se procedura e implantit dentar All-On-4 është teknika e duhur për ju, do të duhet të caktoni datën e trajtimit.
Në ditën e procedurës, implantologu fillimisht do të përdor anestezi lokale për të siguruar që procedura të shkojë sa më qetë dhe pa dhimbje.
Më pas, katër implantet do të vendosen në mënyrë strategjike në kockën e nofullës – dy në pjesën e përparme dhe dy në pjesën e pasme – për të siguruar kontaktin maksimal me kockën dhe për të siguruar stabilitet të lartë.
Kjo teknikë precize eliminon nevojën për ndërhyrje shtesë si transplantimi i kockës, edhe në raste me densitet të ulët kockor.
Vendosja e dhëmbëve të përkohshëm
Pasi të vendosen 4 implantet në nofull, dentisti do të vendosë një protezë fikse të përkohshme derisa mishrat të shërohen. Kështu, pacientët mund të largohen nga klinika me dhëmbë të bukur dhe funksionalë në të njëjtën ditë.
Pas vendosjes së dhëmbëve të përkohshëm, do të mund të hani dhe të flisni lirisht, ndërkohë që implantet integrohen natyrshëm me nofullën.
Vendosja Kirurgjikale E Implantit
Gjatë muajve të ardhshëm, implantet tuaja do të kalojnë procesin e osseointegrimit, ku bashkohen me kockën e nofullës, duke krijuar një bazë të fortë për restaurimin përfundimtar.
Gjatë kësaj periudhe, pacientët duhet të ndjekin një dietë të shëndetshme me ushqime të buta dhe të kujdesen për higjienën orale në mënyrë që mishërat të shërohen si duhet dhe në kohën e duhur.
Vendosja E Protezës Së Përhershme
Pasi të përfundojë procesi i osseointegrimit dhe të katër implantet të jenë bashkuar plotësisht me nofullën, dhëmbët e përkohshëm do të zëvendësohen me dhëmbët protetikë të përhershëm.
Proteza e përhershme do të dizajnohet sipas gojës së pacientit për të siguruar një përshtatje të saktë, pamje natyrale dhe qëndrueshmëri afatgjatë.

Procesi I Shërimit Dhe Kujdesi Pas
Kujdesi i duhur pas procedurës së implanteve dentare All-On-4 është po aq i rëndësishëm sa vetë procedura. Këtu janë disa këshilla kryesore që duhen ndjekur:
- Ënjtja dhe dhimbja pas procedurës janë normale dhe mund të menaxhohen lehtësisht me ilaçe kundër dhimbjeve.
- Konsumoni ushqime të buta gjatë javëve të para për të shmangur presionin mbi implantet dentare.
- Kujdesuni mirë për dhëmbët për të parandaluar infeksionet.
- Shmangni duhanin dhe alkoolin, pasi mund të ngadalësojnë procesin e shërimit dhe të rrisin rrezikun e komplikimeve.
Kostoja E Implanteve Dentare All-On-4 Në Shqipëri-Virtus Dental Center
Kostoja e implanteve dentare All-On-4 në Shqipëri është shumë më e përballueshme krahasuar me shumë vende të tjera, pa bërë kompromis me cilësinë dhe standardet e larta të kujdesit.
Virtus Dental Center ofron implante dentare All-On-4 të cilësisë së lartë dhe me çmimet më konkurruese në treg, duke u dhënë pacientëve një mënyrë të besueshme dhe afatgjatë për të rikthyer një hark të plotë dhëmbësh në një kohë të shkurtër.
Proteza përfundimtare që do të vendoset mbi implantet All-On-4 mund të krijohet nga qeramika ose zirkoni – dy materiale të shkëlqyera që ofrojnë forcë dhe një pamje shumë natyrale.
Implantet All-On-4 me protezë qeramike janë të forta dhe ofrojnë një pamje natyrale. Çmimi i tyre shkon deri në 6,000 €. Nëse kërkoni një material edhe më rezistent dhe më estetik, implantet All-On-4 me protezë zirkoni kushtojnë 7,440 € dhe janë një zgjidhje ideale për një restaurim total të gojës.
Në Virtus Dental Center në Shqipëri, këto trajtime ofrohen me çmimet më konkurruese në treg. Ne kombinojmë teknologjinë moderne me përkujdesje maksimale për të sjellë një buzëqeshje të fortë, të bukur dhe të shëndetshme për ju.
Na kontaktoni sot për të rezervuar konsultën tuaj me një nga implantologët tanë profesionistë në Virtus Dental Center!
Paketa Dentare Premium: Përsosmëri në çdo Buzëqeshje
Trajtimet më të kërkuara nga pacientët


Keni ndonjë pyetje apo dëshironi të merrni një ofertë?
Kontaktoni me mjekët tanë
Pyetjet E Bëra Më Shpesh Në Lidhje Me Implantet Dentare All-On-4
Nëse ju mungon një hark i plotë dhëmbësh, implantet dentare All-On-4 janë një zgjedhje e shkëlqyer. Kjo teknikë përdor më pak implante, është më e shkurtër në kohë, më pak invazive dhe ka një kosto më të përballueshme.
Në ndryshim nga implantet tradicionale, All-On-4 nuk ka nevojë për transplant kockor – edhe kur kocka është më e dobët. 4 implantet vendosen në pozicione të veçanta për të siguruar mbështetje maksimale, ndaj kjo teknikë është perfekte edhe për ata që nuk konsiderohen kandidatët idealë për metoda të tjera implantologjike.
Nëse ju mungojnë disa dhëmbë ose nëse dhëmbët tuaj janë dëmtuar rëndë dhe kërkoni një zgjidhje të përhershme, implantet dentare All-On-4 në Shqipëri janë procedura e duhur për ju.
Nëse doni të shmangni procedurat e gjata dhe të lodhshme, kjo teknikë është perfekte për ju. Ju jep rezultate të shpejta, pa pasur nevojë për transplant kockor apo kohë të gjata rikuperimi.
Po! Kjo është magjia e implanteve dentare All-On-4! Në të njëjtën ditë me vendosjen e katër implanteve, mbi to vendoset një protezë e përkohshme që duket bukur dhe funksionon njësoj si dhëmbët natyral.
Kështu, do të mund të buzëqeshni, flisni dhe hani pa pasur nevojë të prisni për muaj të tërë. Më vonë, kur implantet të jenë shëruar plotësisht, do të vendoset proteza përfundimtare – ajo që do t’ju shoqërojë për shumë vite.
Procedura kirurgjikale për implantet dentare All-On-4 në Shqipëri zgjat zakonisht 2 deri në 4 orë, në varësi të faktit nëse po trajtohet një hark apo të dy. Megjithatë, i gjithë procesi mund të zgjasë disa muaj, pasi përfshin fazën e planifikimit, kohën e shërimit dhe vendosjen e protezës përfundimtare.