Follow Us
Rated 5 Stars by Over 100 Happy Patients!
Google

Telat E Dhëmbëve Në Shqipëri-Virtus Dental Center

Telat e dhëmbëve janë një nga mënyrat më efektive për drejtimin e dhëmbëve dhe përmirësimin e pozicionit të nofullës. Në Virtus Dental Center, ofrojmë trajtime me tela metalikë dhe qeramikë të cilësisë së lartë, të përshtatur sipas nevojave të çdo pacienti, me kujdes profesional dhe teknologji moderne. 

Na kontaktoni sot për të rezervuar një konsultë dhe për të nisur trajtimin tuaj ortodontik në Virtus Dental Center.

Personalized Treatment Plan From Experienced Specialists
Përmirësoni përtypjen, të folurit dhe vetëbesimin tuaj
Një pamje estetike dhe buzëqeshje që zgjat përgjithmonë.
Dental Traditional braces in Albania

Drejtoni Buzëqeshjen Tuaj Me Telat E Dhëmbëve Në Virtus Dental Center

Telat e dhëmbëve janë një nga trajtimet më efektive për korrigjimin e pozicionit të gabuar të dhëmbëve dhe problemeve me nofullën. Ato përbëhen nga tela metalikë ose qeramikë që vendosen në sipërfaqen e dhëmbëve dhe ndihmojnë në lëvizjen graduale të tyre në pozicionin e duhur.

Tek Virtus Dental Center, ne përdorim pajisje moderne dhe teknika të avancuara për të siguruar efikasitet maksimal dhe komoditet gjatë gjithë trajtimit. Çdo plan ortodontik është i personalizuar dhe ndiqet me kujdes nga specialistët tanë me përvojë.

Trajtimi ortodontik me tela është i përshtatshëm për pacientë të çdo moshe dhe mund të korrigjojë një gamë të gjerë problemesh dentare. Me monitorim të rregullt dhe udhëzime të qarta, rezultatet do të jenë të dukshme në një kohë të shkurtër.

Përveç rregullimit të problemeve të kafshimit dhe nofullës, pacientët përfitojnë dukshëm edhe në aspektin estetik, duke përmirësuar pamjen e përgjithshme të fytyrës.

Na kontaktoni sot për një konsultë me një nga ortodontët tanë dhe zbuloni nëse telat e dhëmbëve janë trajtimi i duhur për ju.

Dental Braces

Table of Contents

Shihni çfarë kanë për të thënë pacientët tanë – Dëgjoni tregimet e tyre!

What Our Patients Say About Their Experience With Us

Read our 5-Star rated reviews from our delighted patients.

Smile Transformations – Before & After

Before and after dental transformation showcasing improved smile at Virtus Dental Center.
Before and after dental treatment at Virtus Dental Center showing improved smile results.
Before and after dental transformation showcasing improved teeth at Virtus Dental Center.
Befoer and after all on 6 treatment in Albania
Befoer and after all on 6 treatment in Albania
Before and after dentist in Albania
Smile transformation before and after
 Before and after smile transformation
Before and after smile transformation
Before and after smile transformation
Before after dental treatment
Before after patient photo
Before and after dentist patient photo results
Before and after patient results
Before and after dentist restoration
Before and after results
Before and after results
Before and after patient results
Before and after patient results
Before and after patient results

Ready for a Beautiful Smile?
Let’s Get Started!

Çfarë Janë Aparatet Ortodontike?

Telat e dhëmbëve janë pajisje dentare që përdoren për drejtimin e dhëmbëve dhe përmirësimin e pozicionit të nofullës. Ato janë të përbëra nga telat dhe mbajtëset që ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve dhe ushtrojnë presion të lehtë për t’i lëvizur gradualisht në pozicionin e duhur.

Ky trajtim është shumë i rekomanduar për fëmijë dhe të rritur që kanë nevojë për korrigjim të problemeve dentare funksionale dhe estetike.

Trajtimi me tela ortodontik zakonisht zgjat nga disa muaj deri në dy vite, në varësi të kompleksitetit të rastit. Tek Virtus Dental Center, çdo trajtim planifikohet me kujdes dhe monitorohet rregullisht për të garantuar rezultate të suksesshme dhe afatgjata.

Dental Braces Results
Before and after dental braces in Albania

Si Funksionojnë Telat E Dhëmbëve?

Telat e dhëmbëve ushtrojnë presion të lehtë dhe të kontrolluar mbi dhëmbët, në mënyrë që ata të lëvizin gradualisht në një pozicioni më të drejtë. Ky presion ndihmon në rregullimin e hapësirave, mbivendosjes së dhëmbëve apo problemeve me kafshimin.

Kjo lëvizje graduale mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vite, në varësi të gjendjes së dhëmbëve. Me kalimin e kohës, ndryshimet bëhen gjithnjë e më të dukshme, duke përmirësuar jo vetëm pamjen, por edhe pozicionimin e saktë të nofullës

Në disa raste specifike, shtohen edhe llastiqe elastike për të ndihmuar në rregullimin e kafshimit duke korrigjuar pozicionin e nofullës. Kombinimi i telave dhe llastiqeve elastike krijon pozicionimin ideal të dhëmbëve.

Me kalimin e kohës, lëvizja e dhëmbëve bën që edhe kocka përreth të zhvendoset, duke ndihmuar në stabilizimin e rezultatit përfundimtar. Duhet pasur parasysh se ky proces zgjat pak kohë, por përfundon me një kafshim më të shëndetshëm, funksion më të mirë të gojës dhe dhëmbë më të drejtë.

Përfitimet E Telave Të Dhëmbëve

Telat e dhëmbëve janë një nga trajtimet më efektive për drejtimin e dhëmbëve dhe pozicionimin e nofullës. Ato ofrojnë rezultate që zgjasin gjithë jetën dhe ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme dentare.

Këtu janë disa nga përfitimet kryesore të telave të dhëmbëve:

  • Ndihmojnë në vendosjen e saktë të dhëmbëve për një funksion më të mirë të gojës dhe përmirësimin e të folurit dhe të kafshuarit.
  • Parandalojnë grumbullimin e ushqimeve dhe e bëjnë më të lehtë pastrimin e dhëmbëve, duke ulur rrezikun për zhvillimin e kariesit dhe sëmundjeve të mishrave.
  • Përmirësojnë ndjeshëm pamjen estetike të dhëmbëve.
  • Korrigjojnë pozicionin e nofullës dhe ndihmojnë në balancimin e presionit mbi dhëmbët gjatë ngrënies.
  • Ofrojnë rezultate afatgjata kur kombinohen me kujdes të mirë oral dhe ndjekje të këshillave të ortodontit. 
Results before after dental braces

Procesi I Trajtimit Me Telat E Dhëmbëve

Konsultimi Fillestar

Trajtimi me telat e dhëmbëve fillon me një konsultë të detajuar me ortodontin. Gjatë kësaj vizite, bëhet një vlerësim i gjendjes së dhëmbëve dhe i funksionit të nofullës. Gjithashtu përdoren rreze X, skanime dixhitale dhe analiza të detajuara për të hartuar si duhet planin e trajtimit.

Planifikimi I Trajtimit

Bazuar në analizat e marra, ortodonti krijon një plan trajtimi të personalizuar që përshtatet me nevojat dhe qëllimet e pacientit. Ky plan përfshin llojin e telave që do të përdoren dhe parashikon kohëzgjatjen e përafërt të trajtimit.

Vendosja E Telave Të Dhëmbëve

Në një seancë tjetër do të vendosen mbajtëset (brakets) në secilin dhëmb të cilat do të lidhen me tela metalikë. Kjo procedurë nuk është e dhimbshme dhe zakonisht zgjat rreth një orë. Pas vendosjes, pacienti mund të ndjejë pak presion tek dhëmbët, e cila kalon brenda disa ditësh.

Vizitat e rregullta për monitorimin e procesit

Gjatë trajtimit, pacienti duhet të paraqitet në klinikën dentare për kontrolle periodike çdo 4–6 javë. Gjatë këtyre vizitave, ortodonti bën ndryshimet e nevojshme të telave dhe monitoron lëvizjen e dhëmbëve. Këto vizita janë thelbësore për suksesin e trajtimit.

Heqja E Telave Dhe Faza E Mbajtësve Ortodontike

Pas drejtimit të dhëmbëve, telat hiqen me kujdes dhe pastrohet goja. Pacienti pajiset me mbajtës ortodontik të personalizuar që ndihmojnë në ruajtjen e pozicionit të arritur. Mbajtësit duhen mbajtur sipas udhëzimeve për të shmangur rikthimin e dhëmbëve në pozicionin e mëparshëm.

Kujdesi Pas Trajtimit

Pas përfundimit të trajtimit, pacienti duhet të vazhdojë të kujdeset për higjienën orale dhe të kryejë kontrolle periodike. Dhëmbët e drejtë kërkojnë të njëjtin përkushtim për t’u mbajtur të shëndetshëm. Rezultatet e arritura me tela zgjasin gjithë jetën nëse kujdeseni si duhet dhe mbani mbajtësin ortodontik rregullisht.

Si Të Kujdeseni Për Telat E Dhëmbëve

Kujdesi për telat e dhëmbëve është thelbësor për suksesin e trajtimit dhe për shëndetin oral gjatë gjithë procesit. Pastrimi i rregullt dhe ndjekja e këshillave të ortodontit ndihmojnë në shmangien e problemeve si grumbullimi i pllakës apo irritimi i mishrave.

Këtu janë disa këshilla të thjeshta por efektive si të kujdeseni për telat e dhëmbëve:

  • Lani dhëmbët pas çdo vakti duke përdorur një furçë dhëmbësh të butë dhe lëvizje të kujdesshme rreth telave për të shmangur dëmtimin e tyre.
  • Përdorni fill dentar të posaçëm për tela ortodontik ose furça të vogla ndërdentale për të pastruar me saktësi hapësirat ku furça nuk arrin.
  • Shmangni ushqimet e forta si karamelet, arrat, apo akullin që mund të shkëpusin ose të dëmtojnë telat.
  • Mos kafshoni objekte të forta si stilolapsat apo thonjtë, pasi këto veprime mund të shkaktojnë presion të panevojshëm mbi telat e dhëmbëve.
  • Përdorni shpëlarës goje antibakterial për të reduktuar rrezikun e inflamacionit të mishrave të dhëmbëve dhe për të mbajtur gojën të freskët.
  • Respektoni datat e kontrolleve te ortodonti për të bërë rregullimet e nevojshme.

Pse Duhet Të Zgjidhni Virtus Dental Center Për Telat E Dhëmbëve Në Shqipëri?

Tek Virtus Dental Center, ofrojmë trajtim ortodontik profesional duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe materiale të cilësisë së lartë. Ekipi ynë i ortodontëve ka përvojë në trajtimin e problemeve si të thjeshta ashtu edhe komplekse, duke siguruar rezultate të sakta dhe kujdes maksimal për pacientin.

Ne përgatisim një plan trajtimi të personalizuar, bazuar në nevojat tuaja specifike, dhe e ndjekim progresin tuaj në çdo hap. Çdo fazë synon të ofrojë rehati, siguri dhe rezultate afatgjata.

With experienced orthodontists and top-tier treatment quality, Virtus Dental Center is the ideal choice for traditional braces in Albania.

Premium Dental Packages: Excellence in Every Smile

Trajtime ekskluzive të dizajnuara për rezultate sa më natyrale dhe afatgjata
All on 4 prosthesis lower arch

Oferta All-on-4

This package includes:
4 high-quality dental implants
Protezë e personalizuar për një pamje natyrale
Dhëmbë të përkohshëm
Treatment Plant, Post-procedure care and follow-up
2 CBCT Scanner
Get your offer
All on 6 dental implants lower arch

Oferta All-on-6

This package includes:
6 high-quality dental implants
Protezë e personalizuar për një pamje natyrale
Comprehensive consultation and planning
Post-procedure care and follow-up
Advanced technology for precision
and comfort
Get your Offer
Tirana View

Dental Tourism Offer

This package includes:
Your personalized quote after free consultation
Customized prosthesis based on your needs
Comprehensive consultation and planning
Post-procedure care and follow-up
Advanced technology for precision
and comfort
Get your Offer
Top Treatments

Most Requested Treatments From Patients

Implantet Dentare

Implantet dentare janë zgjidhja më e mirë për zëvendësimin e përhershëm të dhëmbëve. Siguri, stabilitet dhe pamje 100% natyrale!
All on 4 Offer from dental clinic in Albania

Implantet Dentare All-on-4

Implantet dentare All-on-4 ofrojnë një teknikë inovative dh efikase për zëvendësimin e një harku të plotë dentar me vetëm 4 implante.

Implante Dentare All-On-6

Implantet All-on-6 sigurojnë zëvendësimin e një harku të plotë me vetëm 6 implante, duke garantuar stabilitet superior dhe rezultate estetike.

Fasetat Dentare

Fasetat dentare i lejojnë pacientët të korrigjojnë imperfeksionet dhe të arrijnë një buzëqeshje simetrike dhe me bardhësi që zgjat përgjithmonë.
Female patient smiling after dental veneers

Kurorat Dentare

Kurorat dentare ofrojnë një zgjidhje ekonomike, të leverdisshme dhe afatgjatë për restaurimin ose zëvendësimin e dhëmbëve.
Invisalign in Albania

Invisalign

Invisalign ose maskerinat transparente përfaqësojnë një zgjidhje ortodontike moderne që garanton komoditet dhe privatësi të plotë.

Do you have any questions or would you like to receive a quote?

Për përgjigjen më të shpejtë, na dërgoni mesazh përmes bisedës live ose WhatsApp. Por nëse preferoni një formular, mund të na dërgoni mesazhe për nevojat tuaja dentare dhe të ngarkoni foto të panoramikës ose skaner CT për të ndihmuar ekipin tonë të krijojë planin tuaj të personalizuar dhe çmimin e saktë. Paraqisni tani, dhe le të perfeksionojmë buzëqeshjen tuaj! Just fill our the contact form and we will be happy to help.

Get in touch with our doctors

Book a free consultation

Pyetjet E Bëra Më Shpesh Rreth Telave Të Dhëmbëve

A Shkaktojnë Dhimbje Telat E Dhëmbëve?

Telat e dhëmbëve nuk shkaktojnë dhimbje gjatë vendosjes, por mund të shkaktojnë një ndjesi presioni ose bezdisje pas vendosjes ose ditët e para pas çdo rregullimi.

Sa Kohë Do Të Më Duhet T’i Mbaj Telat E Dhëmbëve?

Kohëzgjatja e trajtimit varion nga 12 deri në 24 muaj, në varësi të gjendjes së dhëmbëve dhe llojit të trajtimit të zgjedhur.

A Janë Efektive Telat E Dhëmbëve Edhe Për Të Rriturit?

Po, telat janë po aq efektivë edhe për të rriturit dhe mund të përmirësojnë ndjeshëm funksionin dhe estetikën e dhëmbëve të çdo kujt.

Sa Shpesh Do Të Më Duhet Të Vizitoj Ortodontin Gjatë Trajtimit?

Vizitat zakonisht bëhen çdo 4 deri në 6 javë për të monitoruar lëvizjen e dhëmbëve ose nofullës dhe për të rregulluar telat sipas nevojës.

Crowns Or Veneers For Front Teeth: What Is The Difference?
21
Tet

Crowns Or Veneers For Front Teeth: What Is The Difference?

Crowns or veneers for front teeth can both improve the appearance of your smile, but they serve

Read More
Dental Treatment Abroad: One Trip or Two?
21
Tet

Dental Treatment Abroad: One Trip or Two?

Dental treatment abroad can sometimes be completed in one trip, but more complex procedures may require a

Read More
7 Facts About Dental Veneers Most Patients Don’t Know
21
Tet

7 Facts About Dental Veneers Most Patients Don’t Know

Dental veneers can change the colour, shape, and proportions of visible teeth, but the details behind the

Read More
Searching For A Dental Clinic In Albania? 10 Things International Patients Should Check
21
Tet

Searching For A Dental Clinic In Albania? 10 Things International Patients Should Check

Choosing a dental clinic in Albania involves more than finding an appealing website or a convenient flight.

Read More
Loose Teeth From Gum Disease: Can Periodontal Surgery Save Them?
18
Sht

Dhëmbë Të Lëvizshëm Nga Sëmundja E Mishrave: A Mund Të Ruhen Me Kirurgji Periodontale?

Dhëmbët e lëvizshëm nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve jo gjithmonë duhet të hiqen. Në raste të përzgjedhura, kontrolli i

Read More
Where Does Bone Graft Material Come From? 4 Options Explained
18
Sht

Nga Vjen Materiali Për Rigjenerimin Kockor? 4 Burimet Kryesore

Materiali për graft kockor mund të merret nga trupi juaj, nga një dhurues njerëzor, nga një burim shtazor ose nga një

Read More

Qëndroni të përditësuar me
artikujt e fundit

Read More

sqAlbanian