Na ndiqni
Dr. Nela Mataj

Dr. Nela Mataj

Kirurge Maksilofaciale, Implantologe, Prostodonte, Periodonte

Dr. Nela Mataj është diplomuar në Stomatologji në Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Tiranë. Prej vitit 2023, ajo ushtron në mënyrë aktive Kirurgjinë Orale Maksilofaciale pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në spitalin Salus

Aktualisht është anëtare aktive e Organizatës Ndërkombëtare Evropiane për Kirurgjinë Cranio-Maksillo-Faciale (EACMF) dhe mbetet e përkushtuar ndaj avancimit të ekspertizës së saj përmes edukimit të vazhdueshëm. Ajo ndjek rregullisht trajnime të specializuara, konferenca dhe kongrese në Shqipëri, Itali dhe Francë.

Ndër pikat kryesore të zhvillimit profesional mund të veçojmë:

  • Trajnimin e implantologjisë në Ambrose Dental Institute (2023)
  • Trajnimin praktik në MikrokirurgjiUniversiteti i Mjekësisë, Tiranë (2024)
  • Trajnim për menaxhimin e indeve të buta organizuar nga Dental Leader Corsi me mentor Dr. Giovanni Zucchelli dhe ekspertë të tjerë

Dr. Mataj flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane, si dhe njihet për aftësitë e saj të forta komunikuese. Ajo ushtron profesionin e saj me pasion dhe saktësi, duke qëndruar e përditësuar me risitë dhe teknikat më të fundit në kirurgjinë orale dhe maksilofaciale.

sqAlbanian